Presidenti rus, Vladimir
Putin, në një letër dërguar gjatë këtij muaji presidentit të zgjedhur amerikan, Donald
Trump, kërkon bashkëpunim bilateral dhe “
nivel të ri” në marrëdhëniet SHBA – Rusi.
Lajmi i
publikuar nga Reuters thotë se një kopje e letrës është
publikuar nga ekipi i
Trump, më 23 dhjetor.
“Shpresoj që… ne do të kemi mundësi – në mënyrë konstruktive dhe pragmatike – të ndërmarrim hapa të vërtetë drejtë përmirësimit të kornizës së
bashkëpunimit bilateral në disa fusha si dhe ngritjen e
bashkëpunimit në skenën ndërkombëtare në një
nivel të ri kualitativ”, ka shkruar
Putin në letrën e 15 dhjetorit, sipas ekipit të
Trump.
Presidenti i zgjedhur amerikan, përmes një komunikate të
publikuar krahas letrës në fjalë, ka thënë se ai shpreson që të dyja shtetet mund të “arrijnë këto qëndrime” se sa të detyrohen të “gjejnë rrugë alternative”.
Shtuar më 23/12/2016,
ora 18:44