Trump viziton Britaninë e Madhe
Donald Trump, tashmë i nominuari republikan për president të ShBA-së, e lajmëruar se do të vizitojë Britaninë e Madhe nga fundi i muajit Qershor për të marrë pjesë në rihapjen zyrtare të hotelit dhe resortit të golfit në Skoci.

Sipas “The Guardian” miliarderi Trump do të vizitojë hotelin “Turnberry” në fushën e golfit në Ayshire më 24 qershor për rihapjet e saj zyrtare pas një rizhvillimi të tij prej 200 milionë funteve, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i Trumpit për vizitë ngrit pyetjen nëse kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron do të pajtohet të takohet me të, meqë vizita e tij vjen vetëm një ditë pas referendumit të Britanisë së Madhe ku do të votohet nëse Britania që qëndrojë apo dalë nga BE-ja më 23 qershor, ku sipas disa sondazheve kryeministri do të përballet me humbje./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori