Trump vizitë surprizë në Irak, me kë u takua
Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë të mërkurë ka bërë një vizitë surprizë në Irak.

Trump është tkuar me trupat amerikane të dislokuara në Irak, duke shënuar kështu vizitën e parë të tij tek ata që shërbejnë në ushtri që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan foli me ushtarët dhe u takua me udhëheqësit ushtarakë të tyre.

Ata u nisën për fluturim “orët e vona të natës së Krishtlindjes” për të falënderuar të gjithë personelin ushtarak për “kontributin e tyre, sukseset e tyre, si dhe sakrificat e tyre, por padyshim edhe për t’iu uruar Krishtlindjen”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori