Trump vijon sulmet kundër Obamës në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar serinë e sulmeve për paraardhësin e tij Obama, në Twitter.

Në postimin e tij të radhës, Trump shkruan se Obama ka qenë shumë i dobët duke i lejuar Moskës ta vërë poshtë për 8 vjet.

“Për tetë vjet Rusia ka vënë poshtë Obamën, duke u bërë gjithnjë e më e fortë, duke marrë Krimenë dhe shtuar raketat. I dobët!”. Kështu shkruan në Tëitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në sulmin e radhës ndaj paraardhësit të tij, Barack Obama.

Kjo nuk është hera eparë që presidenti Trump sulmon Obaan nëpërmjet rrjetit social.

Postimi i I parafundit i dedikohet mbylljes së burgut të Guantanamos.
"122 të burgosur të egër, të lënë të lirë nga Administrata Obama nga Guantanamo në Kubë, janë rikthyer në fushë betejë. Një tjetër vendim i tmerrshëm!", shkruan presidenti amerikan.

Më pas në një mesazh tjetër në Twitter, Trump ka përshëndetur propozimin republikan për të zëvendësuar “Obamacare”, që sipas tij ka qenë një tragjedi e vërtetë. Tragjedi e cila po anulohet shumë shpejt," përfundon ai postimin. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori