Trump vihet në siklet gjatë shtrëngimit të duarve në Samitin e vendeve Azisë Juglindore (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbetur i hutuar gjatë shtrëngimit të duarve në Samitin e vendeve të Azisë Juglindore, (ASEANC).

Ashtu si zakonisht, udhëheqësit e këtyre vendeve bëjnë një shtrëngim duarsh duke i kryqëzuar me njëri-tjetrin, ndryshe nga se ndodh zakonisht në takime zyrtare.

Por, ndërsa Tramp po i shtrëngonte duart nga ana e djathtë me kryeministrin e Vietnamit Hguyen Xuan Phuc, Presidenti i Filipineve mbeti me dorën e zgjatur nga ana e majtë.

Gjithsesi, presidenti amerikan e kuptoi “gabimin” dhe filloi të qeshte, duke i dhënë dorën homologut Duterte.

Kryqëzimi i duarve është një gjest që tregon miqësinë tradicionale midis vendeve. /albeu.com/

Shtuar më 13/11/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori