Trump vendos në krye të sigurisë kibernetike ish-kryebashkiakun e New York-ut
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, është zgjedhur nga presidenti Donald Trump si këshilltar për dosjen e “nxehtë” të sigurisë kibernetike.

Presidenti Trump ka rënë pre edhe një herë e skandaleve të piraterisë informatike gjatë fushatës elektorale nga Moska.

Presidenti i zgjedhur ka theksuar se do të konsultohet me kompanitë e mëdha informatike amerikane dhe do të publikojë një raport brenda 90 ditëve mbi mënyrat për t’u mbrojtur përballë këtij kërcënimi.

Giuliani ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të Donald Trump përgjatë gjithë rrugëtimit të tij deri në krye të SHBA-ve./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori