Trump: Urdhri qesharak i gjykatësit në Seattle do të hidhet poshtë!
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar kundër vendimit të një gjykatësi në Seatle për të ndaluar urdhrat ekzekutivë të firmosur nga ai për emigrantët, duke postuar një mesazh të ashpër në Twitter
Trump, më 4 shkurt, iu referua gjykatësit, James Robart, si “i ashtuquajturi gjykatës” ndërsa vendimin e tij e ka quajtur si “qesharak”.

Vendimi do të hidhet poshtë, ka shkruar Trump.
Presidenti ka shkruar gjithashtu se “disa vende të Lindjes së Mesme pajtohen me ndalimin” e tij.

“Ata e dinë se nëse njerëz të caktuar lejohen brenda, atëherë kjo nënkupton vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Gjyaktësi federal, James Robart, që ishte emëruar nga ish presidenti George W. Bush, ka vendosur mbrëmjen e 3 shkurtit se urdhri ekzekutiv nuk mund të zbatohet. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori