Pas bisedës historike mes Presidentit të SHBA-ve Donald
Trump, me atë të Rusisë, Vladimir Putin,
Trump, ka filluar të mbajë premtimin e tij për të luftuar ISIS-in.
Trump i ka kërkuar ushtrisë së tij një plan të ri kundër ISIS-it brenda një afati 1 mujor, thuhet në një dokument të publikuar nga administrata amerikane.
"ISIS-i nuk është i vetmi
kërcënim nga terrorizmi me të cilin SHBA përballet, megjithatë ai është ndër më agresivët. SHBA duhet të marrin veprime vendimtare për të mundur ISIS-in dhe plani për këtë gjë duhet të fillojë menjëherë", thuhet në dokument, njofton agjencia e lajmeve DPA. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017,
ora 11:54