Trump trondit bursat: Dollari është "shumë i fortë"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shqetësimi i Presidentit Donald Trump se valuta amerikane është shumë e fortë ka tronditur bursat, pasi valuta amerikane u stabilizua gjatë mëngjesit, mirëpo indeksi i dollarit, i cili krahason monedhën e gjelbër me rivalët e saj, ra me 0.8 pikë për qind si pasojë e deklaratave të Trump.

"Mendoj se dollari po forcohet ndjeshëm dhe kjo pjesërisht për fajin tim, pasi njerëzit kanë besim tek unë. Por ky fakt po na dëmton, tha Presidenti Trump në intervistën për "Wall Street Journal".

Reagimi i tregut ndaj retorikës së Trump vjen pas ndryshimit të qëndrimit në lidhje me politikat e këmbimit me jashtë me partnerët më të mëdhenj tregtarë.

Gjithashtu, për sa u përket politikave me jashtë, Trump u shpreh se kishte ndërruar mendje në lidhje me mënyrën se si Kina menaxhonte valutën e saj.

Më herët Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale, kishte deklaruar se do të shpallte Kinën manipuluese të kursit të këmbimit. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së