Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi
Pëlqej
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka bërë “një punë vërtet fantastike” gjatë turneut 12-ditësh në Azi.

“Kanë qenë vërtet 12 ditë të mira dhe kam bërë shumë miq të mirë”, u tha Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial, derisa kthehej nga Manila e Filipineve për në Uashington.

“Mendoj se kemi bërë punë vërtet fantastike”, tha Trump.

“Mendoj se frutet e punës sonë do të jenë të pabesueshme”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshjet e bëra të tregtisë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, “do të katërfishohen shumë shpejt, në mbi 1 trilion dollarë”.

Trump nuk ofroi ndonjë dëshmi për këtë vlerësim.

Gjatë turneut në Azi, përveç Fillipineve, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Vjetnamin, njofton REL.

Përveç tregtisë, udhëtimin e tij e ka dominuar edhe kriza bërthamore në Korenë e Veriut, për të cilën Trump vazhdimisht ka fajësuar regjimin e Kim Jong Unit. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori