Paketa e re e sanksioneve, KE propozon ndalimin e importit të arit rus

Komisioni Evropian ka propozuar ndalimin e importit të arit rus si pjesë e paketës së fundit të sanksioneve kundër Rusisë.

“Komisioni Evropian ka miratuar sot një propozim të përbashkët (Përfaqësuesi i Lartë-Komisioni) për një paketë të re masash për të ruajtur dhe forcuar efektivitetin e gjashtë paketave të sanksioneve të BE-së me shtrirje të gjerë dhe të paprecedentë kundër Rusisë”, tha komisioni në një njoftim për shtyp.

Paketa e propozuar synon gjithashtu të parandalojë sanksionet e BE-së që të synojnë “në çfarëdo mënyre tregtinë e produkteve bujqësore midis vendeve të treta dhe Rusisë”.

Gjithashtu sugjerohet zgjatja e sanksioneve aktuale të BE-së për gjashtë muaj, deri në rishikimin e ardhshëm në fund të janarit 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa u ndalur. Prandaj, ne po propozojmë sot të shtrëngojmë sanksionet tona të BE-së kundër Kremlinit, t’i zbatojmë në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj.”

Paketa do të duhet ende të diskutohet dhe miratohet nga vendet anëtare të BE-së./albeu.com


Shtuar 15.07.2022 19:10