Trump telefonon Poroshenkon, i premton mbështetje për Ukrainën
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Gjatë kësaj bisede, mësohet se Trump i ka premtuar asaja mbështetje për Ukrainën.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, mësohet se biseda telefonike kishte në qendër të saj konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe një takim mes të dy presidentëve.

Nga ana tjetër, zyra e presidentit ukrainas, ka deklaruar se në telefonatën e zhvilluar mes Tramp dhe Poroshenko, të dy liderit ranë dakort për arritjen e një armëpushimi sa më shpejtë dhe kanë shprehur shqetësimin për situatën humanitare në vijën e frontit.

Kujtojmë se situata në Ukrainën lindore është acaruar muajt e fundit, pasi sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare janë zhvilluar luftime mes forcave separatiste pro ruse dhe forcave të ushtrisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori