Presidenti amerikan, Donald
Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania,
vizituan Teksasin e shkatërruar nga uragani
Harvey.
Kjo ëshët vizita e dytë që pas kalimit të
uraganit “
Harvey” dhe këtë herë, në fokus të ndalesës së tij, ishin të prekurit nga përmbytjet.
Ata
vizituan Hjustonin ku u takuan me të mbijetuarit e përmbytjeve dhe vullnetarët, për të vijuar më pas me liqenin Carls në Luiziana. Më herët,
Trump e kishte shpallur të shtunën, ditë kombëtare lutjesh për viktimat e
uraganit “
Harvey”.
Uragani, preku tokën në këtë shtet një javë më parë duke shkaktuar përmbytje shkatërruese duke i marrë jetën deri më tani 47 personave dhe rreth 43 mijë të tjerë qëndrojnë në qendrat e përkohshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017,
ora 23:01