Trump takon të mbijetuarit e përmbytjeve në Teksas (FOTO LAJM)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania, vizituan Teksasin e shkatërruar nga uragani Harvey.

Kjo ëshët vizita e dytë që pas kalimit të uraganitHarvey” dhe këtë herë, në fokus të ndalesës së tij, ishin të prekurit nga përmbytjet.

Ata vizituan Hjustonin ku u takuan me të mbijetuarit e përmbytjeve dhe vullnetarët, për të vijuar më pas me liqenin Carls në Luiziana. Më herët, Trump e kishte shpallur të shtunën, ditë kombëtare lutjesh për viktimat e uraganitHarvey”.

Uragani, preku tokën në këtë shtet një javë më parë duke shkaktuar përmbytje shkatërruese duke i marrë jetën deri më tani 47 personave dhe rreth 43 mijë të tjerë qëndrojnë në qendrat e përkohshme. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori