Trump sulmon sërish komunitetin e inteligjencës amerikane
Kanë mbetur më shumë se dy javë deri në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ndërsa ai dje sulmoi komunitet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

"Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme" ka shkruar Trump në "Twitter".

Nga ana tjetër, zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara janë cituar duke thënë se nuk ka vonesë në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës.

Agjencitë e inteligjencës së Shteve të Bashkuara besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitojë në zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori