Trump sulmon Macron: Ka fyer rëndë NATO-n
Donald Trump kritikoi të martën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë që po përjeton “një vdekje klinike të trurit”.


Trump tha se komenti i udhëheqësit francez ishte një “deklaratë e rëndë”.


Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti Trump tha, “Nuk mund të silleni vërrdallë dhe të bëni deklarata të tilla për NATO-n”.


Kujtojmë se në të kaluarën, Presidenti Trump ka thënë se NATO është “e vjetëruar” dhe vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga aleanca.
Shtuar më 03/12/2019, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori