Trump sulmon Kim Jong-un: Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës
Presidenti amerikan Donald Trump po mban fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të "shkatërrojnë totalisht" Korenë e Veriut, përcjell albeu.com.

Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe me diplomatët e Koresë së Veriut që uleshin vetëm disa metra nga ai, Trump tha se ai nuk do të ketë asnjë mundësi për të mbështetur veprime të tilla nëse Pheniani nuk ndalon zhvillimin e programit të armëve bërthamore.

Duke iu referuar Kim Jong-un, Trump tha se Koreja e Veriut duket e vendosur të zgjedhë rrugën e vetë-shkatërrimit.

"Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij", tha ai. /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori