"Trump është kopje e Putin-it"
Ish ambasadori amerikan në Rusi ka akuzuar Presidentin amerikan, Donald Trump, se po e imiton stilin autokratik të qeverisjes, që kishte Vladimir Putin në javët e para në zyrën presidenciale.

Ambasadori i Obamës në Rusi nga viti 2012 deri në vitin 2014, Michael McFaul, tha se deklaratat e përzemërta të Presidentit për kolegun e tij rus janë shqetësuese.

"Unë e di se çfarë lloji i liderit është Putin-i, ai është një sundimtar autokratik. Nuk dua që të shoh një kopje të tij këtu", ka thënë McFaul për BBC, transmeton “The Independent”.

Sipas ish ambasadorit, ai është për marrëdhënie të mira me Rusinë, për të cilat ai kishte punuar për shumë vite në administratën Obama, por thotë se këto marrëdhënie të mira nuk mund të jetë objektiv i politikës së jashtme amerikane.

McFaul është në listën e zezë të Kremlinit dhe vitin e kaluar atij i ishte ndaluar hyrja në Rusi.

Ai e krahasoi Trump-in dhe Putin-in në fillim të mandatit të parë presidencial: mediat i quan armiq, vë në pikëpyetje sundimin e ligjit dhe gjyqtarëve, e që, thotë McFaul, na përkujton gjyqësorin rus, i cili me kohë bëhet më i dëgjueshëm ndaj Presidentit.

McFaul paralajmëroi njerëzit që ata duhet të mbeten vigjilent, duke pasur parasysh faktin se qëllimet Trump-it drejt Rusisë mbeten të paqarta. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 20:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori