Trump: Shancet që të tërhiqem janë zero
Kandidati republikan për president të SHBA-ve Donald Trump, ka thënë se nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga gara pas publikimit të regjistrimeve telefonike në mediat amerikane.

Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një videoje të regjistruar në vitin 2005, në të cilën është dëgjuar duke dhënë komente të pahijshme ndaj grave e cila u publikua të premten.

Ai i tha për Wall Street Journal se “shanset për tu tërhequr janë zero” duke shtuar se ka një përkrahje të pabesueshme.

Republikanët më të njohur i kanë dënuar komentet e tij në video-filmimet. Hillary Clinton në anën tjetër komentet e Trump i quajti “të tmerrshme”. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori