Trump sërish tërheq vëmendje në Japoni, këtë herë në mundje (VIDEO)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë pjesë si shikues në turneun 15-ditor të mundjes në Japoni. Në fund të ndeshjes mes dy mundësve, ai hyri në ring dhe ia dha trofeun fituesit, por, siç duket në pamje, presidenti nuk e kishte të lehtë ta çonte kupën.

Dhurimi i trofeut për fituesin e këtij turneu është një nga gjestet me të cilat kryeministri japonez po synon t’ia ndreqë disponimin presidentit amerikan para fillimit të bisedimeve të vështira për tregtinë dhe Korenë Veriore të hënën.

Presidenti amerikan ia dhuroi trofeun fituesit të turneut të mundjes, i cili është sport tradicional në Japoni. Ai e uroi mundësin për çmimin e fituar, duke thënë se ai e ka bërë një arritje të jashtëzakonshme.

Trump e nisi vizitën katërditore në Japoni me lojën e golfit në periferi të Tokios. Atyre iu bashkua edhe golfisti veteran nga Japonia, Isao Aoki. Kryeministri japonez e ka nderuar edhe më parë presidentin Trump në mënyrë të ndryshme. Trump kishte thënë se Abe e ka nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqe.
Shtuar më 26/05/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori