Kryeministri
japonez, Shinzo Abe dhe presidenti
amerikan, Donald
Trump do të takohen në Uashington rreth datës 10 shkurt, njoftoi sot agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo, duke cituar një burim të paidentifikuar diplomatik.
Gjatë një seance të Komisionit të Buxhetit në Dhomën e Ulët të parlamentit, Abe shprehu lirinë e Japonisë për të punuar në një
marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë (FTA) ose në një
marrëveshje partneriteti ekonomik (EPA) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të hënën, presidenti
amerikan,
Trump ndërpreu pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen e të tregtisë së lirë transpacifike (TPP), ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës.
“Ne do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të apelojmë tek
Trump lidhur me marrëveshjen e TPP-së. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të nënshkruajë një FTA apo EPA”, tha Abe.
“Ne fuqimisht do të mbrojmë atë që duhet mbrojtur. Dua që të kryejmë negociatat
dypalëshe siç duhet, duke u bazuar në mendimin se bujqësia është themeli i vendit “, u shpreh kryeministri
japonez.
Abe gjithashtu tha se zëvendëskryeministri Taro Aso, i cili shërben gjithashtu si ministër i Financave, do të udhëtojë me të në Uashington për të zhvilluar bisedime me zëvendëspresidentin
amerikan, Mike Pence.
Shtuar më 26/01/2017,
ora 18:02