Trump: Rusia duhet të largohet nga Venezuela
Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Rusisë që të largohet nga Venezuela pas dërgimit nga Moska në Karakas të avionëve që transportonin ushtarakë dhe materieale.

"Rusia duhet të largohet", theksoi Trump, duke vazhduar në një linjë me shefin amerikan të diplomacisë, Mike Pompeo i cili paralajmëroi homologun e tij rus, Sergei Lavrov se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duar kryq nëse Rusia vazhdon të rrisë tensionet në Venezuelë.

Dy avionë rusë që transportonin disa qindra ushtarakë dhe 35 tonë material mbërritën në Karakas, sipas agjencisë ruse "Sputnik". /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2019, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori