Trump refuzon të konfirmojë marrëveshjen bërthamore me Iranin
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka refuzuar të vazhdojë një marrëveshje ndërkombëtare bërthamore me Iranin duke e klasifikuar për ‘regjimin fanatik’.

Ai tha se po i referohej Kongresit për marrëveshjen dhe do konsultohet me aleatët për ta ndryshuar. Trump akuzoi Iranin për mbështetje të terrorizmit duke thënë se do ta mohonte regjimin.

Irani po përhap vdekjen, shkatërrimin, kaosin. Siç kam thënë shumë herë, marrëveshja e Iranit ishte një nga transaksionet më të këqija dhe më të njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu presidenti Trump akuzoi drejtpërdrejt Iranin se ka kryer shkelje të shumta të marrëveshjes bërthamore.

Ai tha se Irani nuk arriti të përmbushë pritjet tona në operacionet e centrifugave të avancuara dhe kërcënonte inspektorët ndërkombëtarë në mos përdorimin e autoritetit të tyre të plotë. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori