Trump refuzon ta quajë terrorizëm sulmin e përgjakshëm në Vegas
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar si njeri të sëmurë dhe të çmendur personin që vrau 59 dhe plagosi 527 të tjerë të dielën mbrëma në Las Vegas.

Duke folur që nga Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan tha se do t’i rishikojë ligjet e armëve me kalimin e kohës, por refuzoi të shpjegonte më shumë.

I pyetur, Trump refuzoi ta quajë terrorizëm të brendshëm këtë sulmin.
Duke folur për gazetarët, Trump ka thënë: “Paddock ishte njeri i sëmurë, i çmendur. Them se kishte shumë probleme. Jemi duke e analizuar shumë, shumë seriozisht”.

Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë motiv i qartë që shtyu Stephen Paddockin ta kryejë masakrën në koncertin muzikor dhe hetuesit nuk kanë gjetur ndonjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Disa hetues kanë sugjeruar se Paddock kishte histori të sëmundjes mendore, por kjo gjë nuk është konfirmuar.

Paddock nuk kishte histori kriminale dhe nuk ishte i njohur për policinë. /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2017, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori