Trump prish marrëveshjen historike të Obamas me Kubën
Presidenti Donald Trump ishte sot në Majami të Floridës, ku shpalli planet për të shfuqizuar disa elementë të marrëveshjes historike SHBA-Kubë për normalizimin e marrëdhënieve që ndërmori paraardhësi i tij, Barack Obama, pas më shumë se 50 vjetësh izolim të ishullit.

Trump foli në zonën e quajtur Havana e Vogël të Majamit, ku shumica e banorëve janë imigrantë kubanezë, që njihen për pikëpamjet e tyre të forta kundër Castrove dhe për politikë konservatore.

Presidenti u tha pjesëmarrësve se do të ekspozonte krimet e regjimit Castro në Kubë dhe tha se administrata e tij nuk “do të fshihej prej tyre, nuk do t’i justifikonte dhe nuk do t’i zbukuronte ato”.

Ai tha se përpjekjet e administratës së Presidentit Obama për të hapur marrëdhëniet me vendin-ishull, nuk bënë gjë tjetër përveçse pasuruan regjimin kubanez.

“Për këtë arsye, duke filluar që tani, unë po e anuloj marrëveshjen krejtësisht të njëanshme të administratës së kaluar me Kubën”, tha presidenti Trump.

Ai i bëri thirrje qeverisë kubaneze t’i japë fund keqtrajtimit të disidentëve, të lirojë të burgosrurit politikë dhe të lejojë liri politike dhe ekonomike.

Mbështetës të normalizimit të marrëdhënieve nga ish-Presidentit Obama, thanë se rikthimi i kufizimeve më të mëdha për udhëtimin dhe biznesin, do të kenë efekt të kundërt nga ai që synon zoti Trump.

Marrëdhëniet e rivendosura diplomatike, nuk do të preken nga masat e zotit Trump. /VoA
Shtuar më 16/06/2017, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori