Trump pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)
Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë takuar në takimin e tyre të parë zyrtar në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti dhe kancelarja do të kenë një sërë takimesh, dhe më pas do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar për bizneset amerikane dhe gjermane”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Në vizitën e kancelares gjermane pritet të diskutohet rreth Bashkimit Evropian, krizës së refugjatëve, bashkëpunimin ekonomik dhe tema tjera.

Merkel para nisjes për në Amerikë kishte deklaruar se përveç Gjermanisë, në këtë takim do të përfaqësojë edhe Evropën. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori