Senatori amerikan, Ron
Johnson, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Donald
Trump është i interesuar që të zgjidhë problemin mes
Kosovës dhe Serbisë.
Johnson ka ripërsëritur se SHBA-të nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”, ka thënë ai.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 09:08