Trump për gjykatësit: Edhe një nxënës i dobët i shkollës së mesme do të më kuptonte më mirë se ju
Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur ashpër ndaj argumenteve kundër urdhrit ekzekutiv të firmosur nga ai për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, duke e cilësuar kundërshtimin ligjor ndaj urdhrit të tij si kundër sigurisë kombëtare.

Trump insistoi se presidenti amerikan ka autoritet të gjerë për të vendosur se kush hynë në Shtetet e Bashkuara.

Duke e lexuar ligjin për emigrimin, presidenti deklaroi se “madje edhe një student i dobët e shkollës së mesme do të mund ta kuptonte gjuhe time dhe të vendoste në favorin tim”.

Mendoj që është pikëlluese, mendoj që është një ditë e trishtueshme,” ka thënë Trump para një grupi të policëve dhe sherifëve në Uashington. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori