Trump për dekretin për emigracionin: "Do mbaj jashtë Amerikës terroristët"
"Nuk do ta harroj kurrë që përgjegjësia ime dhe detyra ime janë të mbaj popullin amerikan të lirë dhe të sigurt.

Për këtë arsye unë firmosa urdhrin ekzekutiv që mban terroristët larg nga vendi ynë", ka thënë Donald Trump në mesazhin e tij të përjavshëm për kombin.

Por, ky mesazh është kthyer në një nga polemikat më të mëdha për "ndalimin" e emigrantëve nga vendet myslimane.

"Duhet të sigurohemi që kush hyn në Amerikë e do këtë vend i do njerëzit tanë dhe ka qëllime të mira në lidhje me ne", ka thënë presidenti Trump.

Ndërkohë, ligji kundër emigracionit ka ngjallur debate, polemika dhe protesta në të gjithë Amerikën, por edhe në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori