Trump po shqyrton licencën për televizionin NBC
Pëlqej
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hapi mundësinë e shqyrtimit të licencës mediatike për televizionin NBC News dhe rrjete të tjera, për shkak të raporteve, sipas tij, të pafavorshme.

NBC ka raportuar se presidenti Trump dëshiron të rrisë arsenalin bërthamor të Amerikës për gati dhjetë herë.

Presidenti amerikan përmes një postimi në Twitter, tha se ky është “lajm i rremë” dhe “trillim i pastër”.

NBC ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë edhe javën e kaluar, kur ka thënë se sekretari i Shtetit e ka quajtur presidentin “idiot”.

Duke folur më pas për gazetarët, Trump tha se nuk e ka ndërmend të rrisë arsenalin bërthamor. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori