Trump pati dyshime, rinumërimi i votave konfirmon fitoren e Biden edhe në Georgia
Pas dyshimeve të Presidentit aktual
Trump, për fitoren e
Biden ka përfunduar rinumërimi i
votave në Georgia, ku sërish ka dalë fitues Joe
Biden.
Sipas mediave të huaja, rezultati i rinumërimit gjashtë-ditor të 5 milionë
votave të shtetit ishte pritur gjerësisht, me gjithë akuzat e pabazuara nga
Trump dhe aleatët e tij se votat e Georgias ishin të dyshimta për shkak të mashtrimit të përhapur.
Biden ka marrë 306 vota elektorale në raport me 232 të Republikanit
Trump në Kolegjin Zgjedhor
shtet më
shtet që përcakton fituesin e zgjedhjeve, shumë më shumë se 270 të nevojshme për fitore.
Trump fitoi Georgia-n në vitin 2016, duke marrë 5 për qind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.
Në vitin 2020, demokratët u përqendruan shumë në këtë
shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit
Shtuar më 20/11/2020,
ora 09:32