Trump parashtron planin për 100 ditët e para
Kandidati republikan për president Donald Trump propozoi një shkurtim prej 35 për qind të taksave për klasën e mesme amerikane ndërsa parashtroi planin e tij për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Trump propozoi gjithashtu të vendosë kufizime të mandateve për anëtarët e kongresit, ndalimin e përkohshëm të punësimeve në qeverinë federale dhe pakësimin e rregullave federale.

“Ne do të thajmë moçalin në Uashington dhe ta zëvendësojë atë me një qeveri të re nga populli dhe për popullin,” tha Trump në qytetin historik të Gettysburgut në Pensilvani.

Fjalimi, shihet si një përpjekje për ta çuar vëmendjen përsëri tek përparësitë e Trump dhe larg polemikave që e kanë ndjekur atë javët e fundit, transmeton voa.

Kandidati republikan për president krijoi trazira kur tha në debatin e fundit presidencial të mërkurën se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Ai më vonë u tërhoq, duke rënë dakord për të pranuar rezultatet dhe duke rezervuar të drejtën për të sfiduar ligjërisht një rezultat të "diskutueshëm". /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2016, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori