Trump paralajmëron Presidentin e Iranit të bëjë kujdes
Raportet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë tensionuar edhe më tej nga përplasja verbale mes dy presidentëve.

“Kushdo që i drejtohet Iranit me kërcënime do të pendohet”, citohet të këtë thënë Presidenti iranian, Hasan Rouhani.

“Do bëjë mirë të ketë kujdes”, ka qenë replika e presidentit amerikan Donald Trump ndaj deklaratave të liderit të Iranit.

Irani ka qenë përherë një nga pikat e goditjes së Trump edhe në fushatë.

Më 2 shkurt ai tërhoqi vëmendjen për thyerjen e marrëveshjes nukleare nga Irani me testimin e raketës balistike që u pa nga SHBA si përpjekje për të krijuar kapacitetin bërthamor.
Shtuar më 11/02/2017, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori