Trump paralajmëron masa të reja sigurie kundër terrorizmit
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka lajmëruar masa të reja ndaluese për të mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë Amerikës. Ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutivPentagon pas ceremonisë së betimit të gjeneralit James Mattis, si sekretar i mbrojtjes.

Ai nuk dha sqarime për masat e reja, por në një intervistë për mediat amerikane kishte thënë se të krishterët do të kenë prioritet para sirianëve që aplikojnë për statusin e refugjatit.

Trump po ashtu premtoi se do të vështirësojë hyrjen në vend të personave nga gjashtë vende të tjera myslimane.

Gjatë ceremonisë së të premtes në Pentagon, ai tha se do të pranoheshin në SHBA vetëm ata që do të mbështesin vendin tonë dhe që e duan me të vërtetë popullin amerikan.

Ndërkohë ai nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv që kishte si qëllim ringritjen e ushtrisë nëpërmjet zhvillimit të një plani për avionë, anije e burime të reja.

Më herët Donald Trump dhe Tereza May dolën shumë optimistë para gazetarëve pas takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë. Ata folën për ditë të reja që presin Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë dhe u zotuan që të punojnë ngushtë. Presidenti amerikan tha se raportet mes Washingtonit dhe Londrës nuk kanë qenë asnjëherë më të forta se sot.

Ndërkohë Trump do të bisedojë sot në telefon me Merkel, Holande dhe Putin. Vendimi i Trump për të kufizuar dhënien e vizave nga disa vende islamike ka shkaktuar pasoja te biznesi i këtyre komuniteteve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Nga këto vende do bien udhëtimet, por edhe marrëdhëniet e biznesit./Albeu.com/
Shtuar më 28/01/2017, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori