Trump ofendon emigrantët, OKB reagon ndaj racizmit
Pëlqej
Kombet e Bashkuara reaguan të indinjuara ndaj komenteve ofenduese të Donald Trump për emigrantët, duke i cilësuar fjalët pa doreza të shefit të Shtëpisë së Bardhë si “shokuese, të turpshme dhe raciste”.

Përse duhet të na vijnë këtu gjithë këta njerëz nga vende-gjiriz, raportohet të ketë thënë ai gjatë një shpërthimi nervash në zyrën ovale kur po diskutohej marrëveshja e emigracionit me një grup ligjvënësish të pranishëm.

Presidenti amerikan duket se i referohej Haitit, El Salvadorit dhe vendeve afrikane.

Deklarata e tij ngjalli debate në mbarë botën, por ndërsa Shtëpia e Bardhë më herët nuk bëri asnjë përpjekje për ta mohuar, vetë kreu i saj iu drejtua si përherë Twitter-it duke këmbëngulur se nuk ka përdorur saktësisht atë fjalë.

“Unë u reagova vërtet i ashpër,- thotë ai, – por nuk përdora këtë gjuhë”. Në media u tha se pohimi i Trumpit mund të përkthehej afërsisht si “vende të pista dhe të varfra” dhe se ideja e tij ishte që Shtetet e Bashkuara të lejojnë më shumë njerëz nga shtete të tilla si Norvegjia, me kryeministren e të cilës u takua të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e lotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe dëmtuese, sipas saj, për ekonominë amerikane dhe që lejojnë për më tepër hyrjen e terroristëve në vend.

Emigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët për të përshkruar sistemin që i lejon individëve sponsorizimin e të afërmve me qëllimin t’i tërheqin në Shtetet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori