Motori digjet në mes të Tiranës, nuk dihet nëse ka persona të lënduar

Një motor është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Motori ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër, ndërsa nuk dihet se pasoje i këtij zjarri ka persona të lënduar apo jo.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë./albeu.com