Trump nuk kursen as Meghan Markle: I uroj fat Harry-t, ka nevojë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka thënë hapur se ai nuk është fans i Meghan MArkle.

Këtë herë, Trump nuk u kursye as kur gjatë një konference për shtyp, ai u pyet nga një gazetar se çfarë mendonte për Markle dhe princin Harry, të cilët inkurajuan “amerikanët të votojnë për Joe Biden”.

“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar “Dhe ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë. Por unë i uroj shumë fat Harry-t sepse ka nevojë.”

Ky reagim i tij vjen pasi pak ditë më parë, Markle dhe Harry iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur votojmë, vlerat tona vihen në veprim dhe zërat tanë dëgjohen. Zëri juaj është një kujtesë që tregon se keni rëndësi. Sepse ju e meritoni të dëgjoheni.” tha Markle. Megjithëse, dyshja nuk përmendi emrin e Trump apo rivalin e tij politik Biden, kanë qenë të shumtë ata që i kanë interpretuar komentet e tyre si kritike ndaj Presidentit.


Shtuar më 24/09/2020, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori