Trump nuk heq dorë nga dëshira e tij për murin, anulon pjesëmarrjen në Davos
Pëlqej
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në DavosZvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.

Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.

Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.

“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anulojë udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në DavosZvicrës” ka shkruar Trump në Twitter.


Shtuar më 11/01/2019, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori