Trump nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë
Pëlqej
Pas një jave retorike të ashpër në shkëmbimet me Korenë Veriore, dje presidenti amerikan, Donald Trump, ka hyrë në një luftë fjalësh me Venezuelën, duke thënë se nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake.

Trump tha se mund të vazhdojë me një opsion ushtarak në konfrontim me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i mbrojtjes i Venezuelës, duke e akuzuar Trumpin për një akt çmendurie.

Ky shkëmbim i ashpërsimit të retorikës filloi kur gazetarët e pyetën zotin Trump, i cili është në pushim në pushimoren e tij të golfit në Bedminister të Nju Xherzit, për Venezuelën, e cila është përfshirë nga trazirat prej disa muajsh, pasi presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka mbajtur zgjedhje të kontestuara me të cilat është instaluar një legjislacion i ri, që e mbështet presidencën e tij. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori