E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Trump nominon Heather Wilson për Sekretare të Forcave Ajrore
Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar për sekretare të Forcave Ajrore, kongresisten Heather Wilson, e njohur për qëndrimet e saja kundërshtuese ndaj administratës së Bill Clinton, sa i përket bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe gjatë vitit 1999 në Serbi dhe Kosovë.

Heather Wilson do të bëhet Sekretare e Forcave Ajrore” tha Trump sot në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Shërbimi i saj i shquar ushtarak, niveli i lartë i njohurive dhe suksesi në fusha kaq të ndryshme më jep besim të madh se ajo do t’i çojë Forcat Ajrore të vendit tonë drejt integritetit”, thuhet në deklaratën e Trump.

E nominuara u diplomua nga Akademia e Forcave Ajrore në vitin 1982, ku shërbeu në Forcat Ajrore deri në vitin 1989 dhe u bashkua me Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa ishte presidenti George H.W. Bush.

Heather Wilson, është një republikane, e cila ka qenë përfaqësuese e “New Mexico City”, nga viti 1998 deri në vitin 2009 dhe drejtore e shkollës së Minierave dhe Teknologjisë që nga viti 2013. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2017, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori