Trump ngre të gjithë në këmbë për të respektuar Hillary dhe Bill Clinton (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka organizuar pas betimit një drekë për një numër të caktuar njerëzish të rëndësishëm të Amerikës.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe Hillary dhe Bill Clinton.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se ndjehet i nderuar që Hillary është aty dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të ngrihen në këmbë dhe t’i përshëndesin ata me duartrokitje.

“Dua të them se jam shumë, shumë i nderuar, kur kam dëgjuar se presidenti dhe sekretarja Clinton do të vijnë sot këtu. Dua që të ngrihemi në këmbë dhe sinqerisht nuk kam tjetër çfarë të them përveç që kam shumë respekt për këta dy njerëz”, ka thënë Trump. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2017, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori