Trump mund të pendohet për këtë postim kur të shkojë të takojë Mbretëreshën e Britanisë (FOTO LAJM)

Gjatë asaj që u duk si një vizitë e suksesshme e kryeministres britanike, Theresa May në Shtëpinë e Bardhë të premten, Presidenti Trump njoftoi se kishte pranuar ftesën nga Mbretëresha Elizabeth II për një vizitë zyrtare bashkë me Zonjën e Parë, Melania.

Nuk është e qartë nëse Princi William, Princi Harry, ose Kate Middleton do të jenë të pranishëm gjatë kohës sa Trump do të jetë në Pallat, por Dukesha e Kembrixhit, tashmë ka arsye për të shmangur takimin.

Më 2012, Donald Trump, kishte folur rreth fotove nudoKate Middleton, të cilat ishin realizuar nga paparacët teksa ajo ishte në një plazh privat me pushime në Francë.

Trump kishte thënë se askush nuk do ta lëshonte rastin për të bërë foto nudoKate sepse kjo gjë do të sillte shumë para.

Postimi i Trump në Twitter shkaktoi reagime edhe në publik, të cilët e quanin atë që sot është Presidentit i SHBA-ve, të pamoralshëm. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2017, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori