Trump mohon të ketë marrëveshje me Rusinë: Shantazhi është qesharak

Pëlqej
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurrës konferencën e parë për shtyp që prej korrikut.

Trump përdori konferencën e tij të parë për shtyp për të shpërhtyer në akuza kundër mediave dhe zyrtarëve të inteligjencës amerikane si dhe për të mohuar lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.

“Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truproja dhe njerëz, të cilëve u them: ‘kini shumë kujdes se në hotelet tuaja mund të keni kamera’. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por ua them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për t'u gjetur. Unë isha në Rusi dhe u thash shumë njerëzve, kujdes se do të shihni veten tuaj në televizor”, ka thënë Trump.

Presidenti ka mohuar gjithashtu edhe lidhjet e përfolura mes tij dhe qeverisë ruse.

“Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mund të bëjmë marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s’kam asnjë hua dhe asnjë kontratë”, ka thënë Trump, që për të përforcuar tezën e tij ka treguar edhe një shembull.

“Në fundjavë mu ofruan 2 miliardë dollarë për të bërë një marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova sepse nuk doja të përfitoja nga pozita ime si president. Do të ishte konflikt interesi”, ka vijuar Trump.

Presidendi i zgjedhur theksoi gjithashtu se prioriteti i tij do të jetë Amerika dhe jo bizneset.

“Unë jam në gjendje të menaxhoj bizneset e mia dhe qeverisjen në të njëjtën kohë, por nuk dua ta bëj. Bizneset e mia do të menaxhohen nga fëmijët e mi, Don dhe Erik, të cilët do të jenë në lartësinë e duhur”, ka shtuar më tej Trump. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori