Trump mesazh Venezuelës: Ushtria ta rrëzojë Maduron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ushtria e Venezuelës që ta përkrahë udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, dhe e ka bërë kërcënimin më të qartë deri tash nëse ushtria vazhdon ta mbajë anën e Nicolas Maduros.

“Nuk do të gjeni asnjë liman të sigurt, asnjë dalje të lehtë dhe asnjë zgjidhje. Do t’i humbni të gjitha. Ne kërkojmë tranzicion paqësor të pushtetit, por të gjitha opcionet janë të hapura”, tha Trump gjatë një fjalimi në Unversitetin Ndërkombëtar të Floridas në Miami, ku ishin vendosur dy flamuj të mëdhënj amerikan dhe venezuelas.


Shtuar më 19/02/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori