Trump merr vendimin drastik: Studentët e huaj të largohen nga SHBA
Administrata amerikane ka vendosur të mos japë më viza për studentët e huaj nëse leksionet e universiteteve të tyre do të mbahen online për shkak të koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga zyra amerikane për emigracionin. Ndër të tjera, universiteti prestigjoz i Harvard do të ofrojë vetëm, leksione online për vitin e ardhshëm akademik. Studentët e huaj duhet të largohen nga vendi, dhe të gjejnë një alternativë për të qëndruar ligjërisht në territorin amerikan.

Vendimi mund të prekë mijëra student të huaj që shkojnë në Amerikë për të ndjekur universitetin apo për të marrë pjesë në programe formimi, dhe të cilëve mund t’u anulohet e drejta e vizës. Prej javësh kurset universitare në SHBA zhvillohen nëpërmjet internetit duke bërë që mijëra studentë të jenë të detyruar të largohen nga kampuset.

Ndërkohë universitetet amerikane më të famshme përgatisin programet për muajt e ardhshëm, në Prinston do të mund të ketë akses në kampus vetëm gjysma e studentëve ndërsa të tjerët do të ndjekin mësimin online nga shtëpia. Harvard bën të ditur se vetëm 40 për qind e studentëve mund të ndjekin leksionet në sallë. pavarësisht këtyre masave pagesa nuk do të ndryshojë, çdo student, përveç atyre me bursë, do të duhet të paguajë 49.700 dollarë në vit.

Shtuar më 07/07/2020, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori