Zhduken 3 persona në Tiranë, mes tyre një 17-vjeçare

Policia bën me dije se ditën e djeshme në Tiranë janë zhdukur 3 persona, një 81-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, një 17-vjeçare dhe një 49-vjeçar.

Ka nisur puna për gjetjen e tyre, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 22.04.2022 11:06