Trump mbron urdhrin ekzekutiv kundër emigrantëve: Gjykatat janë të politizuara!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka mbrojtur edhe një herë urdhrin ekzekutiv kundër emigrantëve, duke thënë se është i nevojshëm për sigurinë e vendit.

Duke mbajtur një fjalim para oficerëve të sundimit të ligjit, Trump kritikoi edhe gjykatat duke i quajtur të politizuara.

“Kurrë nuk dua t’i quaj gjykatat të njëanshme, prandaj nuk dua t’i quaj të tilla,” ka thënë Trump.

“Ende nuk e kemi një vendim. Por, gjykatat duket se janë të politizuara dhe do të ishte e mrekullueshme për sistemin tonë të drejtësisë nëse ato do të ishin në gjendje ta lexonin deklaratën dhe të bënin atë që është e drejtë. Kjo ka të bëjë me sigurinë në vendin tonë,” ka thënë ndër të tjera Trump.
Shtuar më 08/02/2017, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori