Trump mbështet Merkelin për G20
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi sot një diskutim të gjerë me kancelaren gjermane, Angela Merkel përpara samitit të G20-së javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Presidenti Trump tha se ai mbështet kancelaren Merkel për ta shndërruar samitin e G20-ës, javën e ardhshme, në një sukses", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori