Trump mbështet daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja
I nominuari i supozuar për President të ShBA-së nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka deklaruar se Britania e Madhe do të ishte shumë më mirë nëse do të ishte jashtë Bashkimit Europian.

Trump për Fox News u shpreh se krizat me emigrantë është një gjë e tmerrshme për Europën, si dhe e fajësoi Europën për shkaktimin e kësaj krize.

Republikani shtoi se ky nuk ishte një rekomandim i tij, por se ai ndjen se Britania e Madhe duhet të votojë për t’i shkëputur marrëdhëniet me BE-në në referendumit të 23 qershorit.
Në anën tjetër, presidenti i ShBA-së, demokratiku Barack Obama, ka shprehur përkrahjen e tij për Britaninën e Madhe që të qëndrojë në BE gjatë një vizite muajin e kaluar.

Trump së fundmi u bë i nominuari i supozuar i republikanëve për President i ShBA-së, tha për Fox News: “Mendoj se emigrimi është një gjë e tmerrshme për Europën, shumica e së cilës është shkaktuar nga vet BE.”

"Do të thosha se [Britania e Madhe] është më mirë jashtë [BE-së], personalisht, ama nuk është se unë po e rekomandoj një gjë të tillë, thjesht kështu ndjej,” tha ai.

“E njoh Britaninë e Madhe shumë mirë, e njoh vendin shumë mirë, kam bërë shumë investime atje,” shpjegoi ai.

Trump ka shtuar se dëshiron që Britania e Madhe të vendosë vet për këtë çështje.

Në prill të këtij viti, Barack Obama kishte thënë se Britania e Madhe do të përfundonte në fund të radhës për të bërë marrëveshje tregtare me ShBA-në, nëse voton që të dalë nga BE-ja./Albeu.com/
Shtuar më 06/05/2016, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori