Yuri Kim përgjigjet ndaj Berishës: “SHBA do vijojë të inkurajojë prokurorët dhe gjykatësit”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se po i bën presion gjyqësorit.

Në një postim në Twitter ajo shkruan se lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë përbëjnë një interes themelor të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi
Në Twitter Kim shkruan: “Nëse të “ndërhysh në procese gjyqësore” do të thotë të nxisësh gjykatësit & prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo shtysave, të bësh të qartë se do vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi ,të nënvizosh se askush nuk është mbi ligjin dhe të nxisësh që të gjithë të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, Shtetet e Bashkuara kanë bërë & do të vazhdojnë të bëjnë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë përbëjnë një interes themelor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”./albeu.com